Rreth Nesh

Play Video

Gerldina Sposa

Rreth 30 vjet më parë, në kohën kur nuset trokisnin ende nëpër dyer apartamentesh për të marrë me qira ndonjë fustan të bardhë, që kishte ardhur “nga jashtë”, ne hapëm sallonin tonë të parë, vetëm me veshje nusërie. E quajtëm “Geraldina Sposa” për nder të konteshës austriake Geraldinë, që erdhi e u bë mbretëreshë e shqiptarëve për pak kohë, por që mbeti në kujtesën e të gjithëve për hir të sharmit dhe elegancës. Për gjithë këto vite, jemi kujdesur që çdo nuse që hyn në sallonin tonë të ndihet vërtet mbretëreshë.

Me krenari shohim që nuk jemi thjesht salloni ku mund të blihet një fustan i modës së fundit, por vendi ku mund të gjesh të gjitha shërbimet, për të realizuar një dasëm apo një festë. Që nga ai 3 qershor i vitit 1995, kur Geraldina Sposa hapi dyert për të parën herë, shumë gjëra kanë ndryshuar.

Bashkë me modelet e fustaneve kanë ndryshuar ndërkaq dantellat, mëndafshet apo shifonët, por ai që ka mbetur i paprekur është Shpirti i Geraldina Sposa. Vetëm në saj të tij, nuset tona prej vitesh vishen me ëndrra.

Përveç shërbimit në sallonin e nusërisë, “Geraldina Sposa” ka ofruar edhe shërbime të tjera, fillimisht me prioritet në menaxhimin e eventeve të rëndësishme familjare. 

Por me kalimin e viteve, “Geraldina Sposa” është rritur në shumë dimensione, duke zgjeruar portofolin e saj të projekteve, me organizimin e eventeve të shumëllojshme si mbrëmje gala, evente të protokollit shtetëror, inagurime, promovime, evente biznesi dhe institucionale, Grand Openings, diplomime, skenografi dhe dekore në studio televizive, skena artistike, ballo dhe funerale për personalitete të rëndësishëm të jetës publike.    

Play Video

Produkte dhe sherbime