Bazuar në përvojën rreth 30 vjeçare dhe ekspertizën e stafit të saj të kualifikuar, Geraldina Sposa ideon panoramën e plotë të një eventi perfekt.
Geraldina Sposa koncepton çdo detaj, duke filluar nga dekori, argëtimi, përpilimi i një skenari profesional dhe lidhja organike e të gjithë elementeve të nevojshëm, për të finalizuar një event sipas dëshirave të klientit.
Pas konsultës me Geraldina Sposa për konceptimin e eventit, shumë pikëpyetje tuajat do të marrin përgjigjet e duhura.
Idetë e bukura realizohen me mjeshtëri nga specialistët e dekorit të Geraldina Sposa, që falë kualifikimit dhe përvojës së tyre, realizojnë ambiente fantastike për të krijuar magjinë e vërtetë të eventit tuaj.
Stafi i Geraldina Sposa është i kualifikuar për të menaxhuar ciklin e plotë të çdo lloj eventi, duke mbikqyrur dhe koordinuar me përpikmëri të gjithë elementët e përcaktuar më parë, si për shërbimet e brendshme, ashtu edhe për shërbime jashtë kompanisë sonë.
Falë bashkëpunimeve afatgjata dhe garancisë së emrit të Geraldina Sposa, shumë partnerë të jashtëm i bashkohen projekteve tona, për të menaxhuar evente me standard të lartë.