logo

Geraldina Sposa Blog

‘Geraldina Sposa’, koleksioni i ri

Me tej jane ngjitur per tu gjykuar nga syte e te pranishmeve te shumte modelet profesioniste qe nga Linda Poda  apo edhe kengetare si Orinda Huta. Si gjithnjë, modelet e ‘Geraldina Sposa’ nuk janë thjesht femra të bukura. Për të veshur fustanin me këtë emër duhet të kesh një sharm skenik e karakter shprehës, ku reflektohet klas, feminilitet kulture dhe inteligjencë. Çdo vit, ‘Geraldina Sposa’ sjell një linjë të re për veshjet e nusërisë, të palançuar më parë në Shqipëri. […]

“Geraldina Sposa” prezanton koleksionin e ri

  “Geraldina Sposa” prezanton koleksionin e ri Nuset shqiptare kërkojnë fustanet më kstravagante të mundshme Prezantohet koleksioni i ri i Geraldina Spoza. 80 modele nga klasiket deri tek me ekstravagantet jane oferta qe sollen vajzat e spektaklit per nuset. Pjese e sfilates edhe Ambeta Toromani qe ishte e ftuara e nderit. /abc news

Dasma e këngëtares Jonida Maliqi

Dasmë luksi dhe sigurie. Nuk mund të ndodhte ndryshe në martesën e Jonida Maliqit, e cila ishte përpjekur ta fortifikonte në maksimum dasmën e saj. Hermetike ndaj shtypit dhe medias, por Bluetooth arriti të zhbironte edhe aty ku gjendeshin mjaft roje sigurie. Ndërsa afroheshe për tek Hotel Tirana ditën e enjte mbasdite vëmendjen ta tërhiqte salla Pergola, eveshur e gjitha me të bardha. Kafeneja e katit të parë të hotelit ishte e mbushur e gjitha me persona VIP. Të gjithë […]

Dasmë luksi dhe sigurie. Nuk mund të ndodhte ndryshe në martesën e Jonida Maliqit, e cila ishte përpjekur ta fortifikonte në maksimum dasmën e saj. Hermetike ndaj shtypit dhe medias, por Bluetooth arriti të zhbironte edhe aty ku gjendeshin mjaft roje sigurie. Ndërsa afroheshe për tek Hotel Tirana ditën e enjte mbasdite vëmendjen ta tërhiqte salla Pergola, eveshur e gjitha me të bardha. Kafeneja e katit të parë të hotelit ishte e mbushur e gjitha me persona VIP. Të gjithë duke pritur orën 19:30, momentin kur startonte dasma. Lule dhe dhurata pafund për çiftin. E ndërkohë që sapo hyjnë në sallën e dasmës rojet, që kërkojnë ftesën. Pastaj turma e njerëzve zhduket, kur e privilegjuara, nusja nis parakalimin me babain e saj. Të gjithë sytë i kanë tek ajo. Bashkëshorti, Genti që e pret buzagaz dhe ritualet e rastit.

NUSJA

Ajo është e qeshur, ndryshe nga nuset e zakonshme kur edhe u duhet të lotojnë. Kalon duke përshëndetur me një buzëqeshje miqtë, e ndërsa babai e saj “e dorëzon” tek Genti duartrokitjet nuk pushojnë, aparatet fotografikë të miqve po ashtu. Shkëmbejnë unazat dhe vjen radha e tortës, pastaj një tjetër puthje. Menjëherë pas riteve miqtë afrohen ta urojnë. Dhe sigurisht çifti Nina dhe Avni Mula janë të parët, që urojnë çiftin e sapomartuar. Më pas kolegë të tjerë këngëtarë, muzikantë, regjisorë, Pali Kuke, Aurela Gaçe, Sajmir Çili e me radhë miqtë e tjerë. Pastaj vijnë fotot. Të gjithë duan të kenë një foto kujtim me Jonidën nuse.

Organizimi i dasmave

Është ora pesë e mëngjesit. Dielli nuk ka lindur. Shumë prej banorëve të Tiranës ende nuk janë zgjuar nga gjumi. Ndër të paktët që kanë nisur punën pa aguar mirë janë disa të rinj. Detyra e tyre për sot është që sallën e kthyer përmbys nga dasmorët e një nate më parë ta shndërrojnë në një ambient mikpritës. Nis puna. Afati i fundit për t’i dorëzuar sallën çiftit të ri është ora 20:00. Mund të duket si një proçes jo […]

Geraldina Sposa “Çmenduritë e fundit” me fustanet e nusërisë

Një bukuri e bardhë, ujë e sapun. Ky është imazhi tendencë i vajzës që vë kurorë këtë vit. Ky është dhe imazhi që solli sfilata e “Geraldina Sposa”-s, në mbrëmjen e së martës, 5 qershor në hotel “Sheraton”. Veshje krejt të pastra, të qëndisura jo me shumë shkëlqim, të stiluara me gurët mat, të punuara me atë që quhet saten dukeshe, apo dhe me tyle të mëndafshtë, me aksesorin më të preferuar për veshjet e këtij viti, rripin e mesit, […]