logo

Rreth Nesh

Plot njëzetë vjet më parë, në kohën kur nuset trokisnin ende nëpër dyer apartamentesh për të marrë me qira ndonjë fustan të bardhë, që kishte ardhur ‘nga jashtë’, ne hapëm të parin sallon vetëm me veshje nusërie.

E quajtëm Geraldina Sposa për nder të konteshës austriake Geraldinë, që erdhi e u bë mbretëreshë e shqiptarëve për pak kohë, por që mbeti në kujtesën e të gjithëve për hir të sharmit dhe elegancës.

Për njëzetë vjet jemi kujdesur që çdo nuse që hyn në sallonin tonë të ndihet vërtetë mbretëreshë.

Me krenari shohim që nuk jemi thjesht dyqani ku mund të blihet një fustan i modës së fundit, por vendi ku mund të gjesh të gjitha shërbimimet, për të realizuar një dasëm apo një festë.

Që nga ai 3 qershor i vitit 1995, kur Geraldina Sposa hapi dyert për të parën herë, shumë gjëra kanë ndryshuar. Bashkë me modelet e fustaneve kanë ndryshuar ndërkaq dantellat, mëndafshet apo shifonët, por ai që ka mbetur i paprekur është Shpirti i Geraldina Sposa. Vetëm në sajë të tij nuset tona prej 20 vjetësh vishen me ëndrra.