logo

Monthly Archives: April 2015

Rudina Magjistari: Ndjesitë e fustanit të bardhë

Rudina Magjistari, prezantuesja e dashur e ekraneve shqiptare, ka përjetuar këtë javë emocione të veçanta, ndërsa është gjendur për herë të parë nën petkat e nusërisë. E zgjedhur nga stafi i “Geraldina Sposa”-s si personazhi që do të mbyllte këtë vit sfilatën me fustanet e reja të nusërisë, Rudina ia doli të sfilonte mbi pasarelë me sigurinë e një modeleje. Lidhur me këtë eksperiencë, por edhe me faktin në e imagjinon ose jo Rudina veten me të bardha, ‘nusja e […]

“Geraldina Sposa” kthen në modele vajzat e ekranit (foto)

Në ambientet e hotel “Sheraton” në Tiranë u zhvillua sfilata e përvitshme e organizuar nga “Geraldina Sposa”. Në këtë sfilatë u prezantuan modelet e reja të fustaneve të nuseve , të cilat u pëlqyen nga të pranishmit në event. Tiranë, 6 qershor – Në ambientet e hotel “Sheraton” në Tiranë u zhvillua sfilata e përvitshme e organizuar nga “Geraldina Sposa”. Në këtë sfilatë u prezantuan modelet e reja të fustaneve të nuseve , të cilat u pëlqyen nga të pranishmit […]

Fustanet e nusërisë, koleksioni 2014 i “Geraldina Sposa”

Geraldina Sposa prezantoi koleksionin e ri të fustaneve të nuserisë. Në pasarelën e sfilatës, që është kthyer në një eveniment të përvitshëm, u ngjitën emra të njohur të botës së artit, kulturës dhe televizionit./Ora News

SFILATA E ‘GERALDINA SPOSA’ DHE DITA NDERKOMBETARE E JAZZ-IT!

Të ftuar: Armand Peza – Administrator i ‘Geraldina Sposa’ Iva Tico – Gazetare Suada Sherifi – Show girl Fatos Qerimaj – Drejtor artistik i ‘Tirana Jazz Fest’ /Klan Tv

Sfilata: Nuset Vip të Geraldina Sposa-s

Ose edhe një i kuq flakë, apo një kombinim mjaft ekstravagant me xhinsin. Pa folur pastaj për modelet. Për shembull fustani i dasmës mund të mos jetë fare fustan. Mund të jetë fund me bust, apo mund të jetë bust me pantallona… Mund të jetë dhe minifund… I imagjinoni dot të gjitha në një pasarelë të vetme? Për më tepër të veshura nga vajzat më të njohura të sfilatave dhe ekraneve. Nëse po, atëherë keni imazhin e plotë të sfilatës […]

Koleksioni i “Geraldina Sposa”

Janë të njohura, të bukura dhe për pak ore kane prekur ëndrrën e çdo vajze. Veshur me fustane nusërie, modele dhe vajza te njohura te botes se spektaklit e televizionit kane prezantuar koleksionin e ri te “Geraldina Sposa”. Me fustane që mbajnë firmën e Pronovias, Eli Sabb dhe stilisteve të tjerë me famë botërore, vajzat kanë sjellë modelet më të fundit të nusërisë. Siç është bërë traditë nga “Geraldina Sposa” nusja e nderit për këtë vit ishte balerina Ambeta Toromani. […]

‘Geraldina Sposa’, koleksioni i ri

Me tej jane ngjitur per tu gjykuar nga syte e te pranishmeve te shumte modelet profesioniste qe nga Linda Poda  apo edhe kengetare si Orinda Huta. Si gjithnjë, modelet e ‘Geraldina Sposa’ nuk janë thjesht femra të bukura. Për të veshur fustanin me këtë emër duhet të kesh një sharm skenik e karakter shprehës, ku reflektohet klas, feminilitet kulture dhe inteligjencë. Çdo vit, ‘Geraldina Sposa’ sjell një linjë të re për veshjet e nusërisë, të palançuar më parë në Shqipëri. […]

“Geraldina Sposa” prezanton koleksionin e ri

  “Geraldina Sposa” prezanton koleksionin e ri Nuset shqiptare kërkojnë fustanet më kstravagante të mundshme Prezantohet koleksioni i ri i Geraldina Spoza. 80 modele nga klasiket deri tek me ekstravagantet jane oferta qe sollen vajzat e spektaklit per nuset. Pjese e sfilates edhe Ambeta Toromani qe ishte e ftuara e nderit. /abc news

Dasma e këngëtares Jonida Maliqi

Dasmë luksi dhe sigurie. Nuk mund të ndodhte ndryshe në martesën e Jonida Maliqit, e cila ishte përpjekur ta fortifikonte në maksimum dasmën e saj. Hermetike ndaj shtypit dhe medias, por Bluetooth arriti të zhbironte edhe aty ku gjendeshin mjaft roje sigurie. Ndërsa afroheshe për tek Hotel Tirana ditën e enjte mbasdite vëmendjen ta tërhiqte salla Pergola, eveshur e gjitha me të bardha. Kafeneja e katit të parë të hotelit ishte e mbushur e gjitha me persona VIP. Të gjithë […]

Dasmë luksi dhe sigurie. Nuk mund të ndodhte ndryshe në martesën e Jonida Maliqit, e cila ishte përpjekur ta fortifikonte në maksimum dasmën e saj. Hermetike ndaj shtypit dhe medias, por Bluetooth arriti të zhbironte edhe aty ku gjendeshin mjaft roje sigurie. Ndërsa afroheshe për tek Hotel Tirana ditën e enjte mbasdite vëmendjen ta tërhiqte salla Pergola, eveshur e gjitha me të bardha. Kafeneja e katit të parë të hotelit ishte e mbushur e gjitha me persona VIP. Të gjithë duke pritur orën 19:30, momentin kur startonte dasma. Lule dhe dhurata pafund për çiftin. E ndërkohë që sapo hyjnë në sallën e dasmës rojet, që kërkojnë ftesën. Pastaj turma e njerëzve zhduket, kur e privilegjuara, nusja nis parakalimin me babain e saj. Të gjithë sytë i kanë tek ajo. Bashkëshorti, Genti që e pret buzagaz dhe ritualet e rastit.

NUSJA

Ajo është e qeshur, ndryshe nga nuset e zakonshme kur edhe u duhet të lotojnë. Kalon duke përshëndetur me një buzëqeshje miqtë, e ndërsa babai e saj “e dorëzon” tek Genti duartrokitjet nuk pushojnë, aparatet fotografikë të miqve po ashtu. Shkëmbejnë unazat dhe vjen radha e tortës, pastaj një tjetër puthje. Menjëherë pas riteve miqtë afrohen ta urojnë. Dhe sigurisht çifti Nina dhe Avni Mula janë të parët, që urojnë çiftin e sapomartuar. Më pas kolegë të tjerë këngëtarë, muzikantë, regjisorë, Pali Kuke, Aurela Gaçe, Sajmir Çili e me radhë miqtë e tjerë. Pastaj vijnë fotot. Të gjithë duan të kenë një foto kujtim me Jonidën nuse.